Njoftim për shtyp i IKP-së datë 03.09.2020
Dokumente
-
pdf
Dokument shtesëDokument shtesë · 297.0 KB
Përmbledhje
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr.103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, në atë kohë drejtuese e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.Në fillim të seancës, kryesuesja e trupit gjykues parashtroi se seanca e radhës, e datës 27.7.2020, ishte shtyrë me kërkesë të subjektit të rivlerësimit, pas paraqitjes së një raporti mjekësor. Kryesuesja e trupit gjykues informoi, ndërkohë, se palët janë njoftuar edhe me vendimet për mospranimin e kërkesave të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, për përjashtimin nga trupi gjykues të gjyqtareve Ina Rama dhe Natasha Mulaj.