Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 28 Prill 2022
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 79.4 KB
Përmbledhje
Sot, në datën 28.04.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:Këshilli shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin për “Miratimin e kërkesave buxhetore për Programin Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 (PBA 23-25), faza e parë, për sistemin gjyqësor”.
Pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.