Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 27 Maj 2022
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 81.5 KB
Përmbledhje
Sot, në datën 27 Maj 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:Mbledhja e Këshillit të lartë Gjyqësor vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, të kandidatit z. Sokol Ngresi.
Nëpërmjet kësaj vendimmarrjeje, Këshilli, përmbylli me sukses procedurën e ngritjes në detyrë për kandidatin në fjalë.
Këshilli miratoi vendimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatëve nga radhët e gjyqtarëve, për tre pozicionet e shpallura të lira, përkatësisht me vendimet nr. 535, nr. 536 dhe nr. 537, datë 17.11.2021, si edhe vendosi caktimin e relatorit për secilën procedurë përzgjedhjeje. ...