Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 9 Mars 2022
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 86.0 KB
Përmbledhje
Sot, në datën 09.03.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:Këshilli vendosi miratimin si anëtare e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor të anëtares, znj. Marsela Dervishi, e zgjedhur me shortin publik të datës 08.03.2022 duke e shoqëruar me ceremoninë e betimit.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, miratoi ngritjen dhe përbërjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kandidatëve për provimin e pranimit në Programin e Formimit Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për kancelar ose për ndihmës ligjor për vitin akademik 2022-2023. Ky komision përbëhet nga: z. Ilir Rusi, z. Ridvan Hado dhe znj. Irena Plaku.
Pas përtëritjes së KLGJ-së me dy anëtarë të rinj ishte i domosdoshëm ndryshimi i përbërjes së Komisionit të Përkohshëm për vlerësimin etik dhe profesional në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, ku si anëtare u zgjodh znj. Yllka Rupa. Ndërkohë përmes procedurës së shortit u zgjodh anëtar zvendësues në përbërjen e Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, për vitin 2022, z. Ilir Rusi.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, miratoi plotësimin e tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë të kandidatëve: znj. Altina Nasufi, znj. Enkelejda Metaliaj dhe z. Valbon Çekrezi.
Këshilli gjithashtu, miratoi disa shtesa në Vendimin nr. 44, datë 31.01.2022 të KLGj-së “Për përfundimin para afatit të shërbimit në skemën e delegimit, për gjyqtaren znj. Igerta Hysi”.