Ilir Rusi
Kryetar/ Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjeneralitete
Karriera & vlerësime
Dokumente (8)
Përmendet në (8)
Burime të tjera
Deklarimi i pasurisë
Gjeneralitete
- Emri
- Ilir Rusi
- Pozicioni
- Kryetar/ Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
- Emërimi
- 24.02.2022
- Statusi
- Në detyrë
- Kategoria
- Anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë
- Përditësuar
- 23.10.2024
Eksperienca profesionale
• 22.10.2024 - aktualisht - Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.• 24.02.2022 - 22.10.2024 - Zv. Kryetar/ Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
• shkurt 2019 - Anëtar i Komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të kryeinspektorit të ish- Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
• Anëtar i Komisionit Disiplinor për rastet e procedimeve disiplinore kundër një gjyqtari të cilat paraqiten nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
• Anëtar Zëvendësues i Komisionit të zhvillimit të Karrierës.
• Anëtar i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Kancelar dhe/ose Ndihmës ligjor.
• Anëtar i Komisionit të Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional në kuadër të procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve.
• 2018 - 2020 - Kryetar i Këshillit të Etikës në Universitetin e Tiranës.
• maj 2016 - 2020 - Anëtar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.
• 2019 - 2020 - Zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë për Programin Master.
• gusht 2020 - 2021 - Zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë për Programin "Bachelor".
• 2013 - 2016 - Zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë për Doktoraturat.
• Ka marrë pjesë në projekte të ndryshme në cilësinë e ekspertit ligjor për aktet nënligjore në fusha të ndryshme në bashkëpunim edhe me organizata ndërkombëtare si OSBE, UNICEF, UNDP.
• Është titullar i lëndëve “E drejtë e punës” dhe “E drejtë e krahasuar e punës”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Arsimi
• 2013 - Mban titullin akademik “Profesor i asociuar”.• 2010 - Grada shkencore “Doktor” pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, në fushën e së drejtës civile, me disertacionin me temë “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike bashkëkohore të punës“.
• 2004 - Studimet pasuniversitare “Master – niveli i dytë” në Fakultetin e Drejtësisë, UT.
• 2001 - Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me rezultate shumë të mira.
Punime
- Disertacionin me temë “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike bashkëkohore të punës“. 2010.- Autor i monografisë shkencore “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike të punës”.
- Ka botuar artikuj të shumtë në revista shkencore vendase dhe të huaja. Ka referuar në një numër të madh konferencash shkencore kombëtare e ndërkombëtare.
Vendime
- Vendim i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 22/2022 “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Trupa e Pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës sipas ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.Masa disiplinore
- Nuk ka masa disiplinore.Dokumente
Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.
-
pdf
Vendim i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 22/2022 “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Trupa e Pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës sipas ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 240.4 KB
-
pdf
Prezantim i z. Ilir Rusi në faqen zyrtare të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 199.4 KB
-
pdf
Vendim i Kuvendit nr. 14, date 17.02.2022 “Për rrëzimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 62.3 KB
-
pdf
Vendim i Kuvendit nr. 11, date 10.02.2022 "Për rrëzimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë". 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 61.0 KB
-
pdf
Njoftim për shtyp i KLGJ-së datë 22.10.2024 ku nder te tjera eshte vendosur: Zgjedhja e z. Ilir Rusi, Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. 🔒 me hyrjeDokument shtesë · 2.6 MB
Përmendet në
Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Ilir Rusi”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.
- Njoftim për mediat i GJKKO datë 25.03.2024 "Për zgjedhjen e zëvendeskryetarit të GJKKO-së z. Erjon Bani".
- Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 29.02.2024
- Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 18.01.2024
- Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 13 Korrik 2022
- Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 15 Qershor 2022
- Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 9 Mars 2022
- Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 2 Mars 2022
- Vendim i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 11/2022
Burime të tjera
Deklarimi i pasurisë
Deklaratat e pasurisë të Ilir Rusi janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.