Procesverbal

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

Dokumente

Përmbledhje

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 25 MAJ 2023, TIRANË.

Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.5.2023 (neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit).
2. Njoftime (neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit).
3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.07.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, i ndryshuar” (në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
4. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.
5. Projektligji “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”.
6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve” (në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
7. Akti normativ nr. 1, datë 27.4.2023 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i ndryshuar”.
8. Projektvendimi “Për emërimin në detyrë të një anëtari të Këshillit të Statistikave.
9. Projektvendimi “Për emërimin në detyrë të një anëtari të Këshillit të Statistikave.
10. Projektvendimi “Për emërimin në detyrë të një anëtari të Këshillit të Statistikave.
11. Projektvendimi “Për emërimin në detyrë të një anëtari të Këshillit të Statistikave.
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.