Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 0.9 MB
Përmbledhje
LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 QERSHOR 2023, TIRANË.Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 08.06.2023 (neni 44, pika 2 e Rregullores).
2. Njoftime (neni 44, pika 3 e Rregullores).
3. Raporti vjetor i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022 (neni 39 i ligjit nr. 9049/2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar”” dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës).
4. Raporti vjetor i Departamentit të Administratës Publike për vitin 2022 (ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar””, si dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës).
5. Raporti vjetor i veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2022 (neni 24 i ligjit nr. 9121/2003 “Për Autoritetin e Konkurrencës” dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës).
6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për programin “Për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve të ngurta”” (në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim).
7. Projektligji “Për pranimin e protokollit për dryshimin e marrëveshjes së Marrakeshit për themelimin e Organizatën Botërore të Tregtisë, marrëveshja për subvencionet e peshkimit” (në mbështetje të neneve 78 dhe 83, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim).
8. Projektligji “Për qeverisjen elektronike” (në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshte votash për miratim).
9. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.