Procesverbal

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

Dokumente

Përmbledhje

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 22 QERSHOR 2023, TIRANË.

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 15.06.2023 (neni 44, pika 2 e Rregullores).
2. Njoftime (neni 44, pika 3 e Rregullores).
3. Raporti i veprimtarisë vjetore të Bankës së Shqipërisë për vitin 2022.
4. Raporti i veprimtarisë vjetore të Avokatit të Popullit për vitin 2022.
5. Raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2022 (neni 32 i ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës).
6. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për “Përmirësimin e aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech.
7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shën Nikolla-Pulaj për qarkullimin rrugor ndërkombëtar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.
8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”.
9. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”.
10. Projektligji “Për disa shtesa dhe dryshime në ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar.
11. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis"”, i ndryshuar (në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.