Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 1.1 MB
Përmbledhje
LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 23 MARS 2023, TIRANË.Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.03.2023 (neni 44, pika 2, i Rregullores).
2. Njoftime (neni 44, pika 3, i Rregullores).
3. Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, zonjën Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputeti Bujar Leskaj.
4. Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, zonjën Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputeti Zef Hila.
5. Pyetje me Ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Evis Kushi nga deputetja Erisa Xhixho.
6. Pyetje me Ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Evis Kushi nga deputetja Erisa Xhixho.
7. Projektligji “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”.
8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për Programin Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve në Shqipëri” arrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Forcave Shumëkombëshe dhe Vëzhgueseve për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Forcat Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve në Sinai”.
10. Projektligji ”Për kontrollin e tregtimit të produkteve që mund të përdoren për dënime me vdekje, torturë ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese”.
11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 48/ 2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”, i ndryshuar”.
12. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”” dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”.
13. Projektvendimi “Mbi disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 86/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”” (në mbështetje të nenit 37 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
14. Projektvendimi “Mbi disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimin e pozicioneve të punës në Komisionin e Prokurimit Publik (në mbështetje të nenit 29 të ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, si dhe ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.