Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 1.0 MB
Përmbledhje
LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 16 MARS 2023, TIRANË.Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.3.2023 (neni 44, pika 2, i Rregullores).
2. Interpelancë me Ministren e Kulturës, zonjën Elva Margariti nga deputetja Ina Zhupa.
3. Raporti mbi zbatimin e vendimeve/rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, për vitin 2022 (Vendimi i Kuvendit nr.49/2017, datë 20.04.2017 “Për krijimin e mekanizmit për monitorimin sistematik të ndjekjes dhe zbatimit të rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura” dhe Vendimi i Kuvendit nr.134/2018, datë 20.12.2018 “Për miratimin e manualit të monitorimit vjetor dhe periodik”).
4. Projektligji “Për bletarinë”.
5. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë”.
8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për delegimin e shërbimeve të trafikut ajror në një pjesë të hapësirës ajrore mbi liqenin e Ohrit”.
9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”.
10. Projektvendimi “Mbi disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 “Për miratimin e strukturës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
11. Projektvendimi “Mbi disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 95/2016 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, i ndryshuar.
12. Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
13. Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.