Procesverbal

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

Dokumente

Përmbledhje

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 16 SHKURT 2023, TIRANË.

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 2.2.2023 dhe 13.2.2023 (neni 44, pika 2, i Rregullores).
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin””, i ndryshuar.
4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Finlandës, për eliminimin e tatimit të dyfishtë, në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.
5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i qytetit të Durrësit”.
6. Projektligji “Për miratimin e kontratës shtesё pёr ndryshimin e kontratës sё koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “SICPA Security Solutions” S.A. e “SICPA Security Solutions Albania” sh.p.k., për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave, miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011”.
7. Projektvendimi për kërkesën “Për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla”. Raporti 1, Raporti 2.
8. Projektvendimi “Mbi propozimin për punonjësit me kohë jo të plotë pune pranë KQZsë, për procesin e pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
9. Projektvendimi “Për ndryshime në strukturën organizative të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD)”.
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.