Procesverbal

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 21.09.2023

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e rregullave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi). (shtyrë nga mbledhjet plenare të datave 27.06.2023 dhe 25.07.2023.)
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, për vitin 2022”, relatore znj. Irena Plaku.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së komandimit në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 248, datë 24.05.2023, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 248, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 250, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 253, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 504, datë 21.11.2022, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e gjyqtarit z. {...} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 20, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kërkesën e z. {...} për caktimin në pozicionin gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
12. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi rishpërndarjen (transferimin) e fondeve në grupin buxhetor Këshilli i Lartë Gjyqësor, programin 03310, shpenzime kapitale, për vitin buxhetor 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
13. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, të datave: 21.06.2023, 27.06.2023, 06.07.2023 dhe 13.07.2023.