Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 13.09.2023
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 705.5 KB
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi rishpërndarjen (transferimin) e disa automjeteve (autovetura), në sistemin gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për konfirmimin si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë të gjyqtares {...} dhe zgjatjen e mandatit të komandimit me 1 (një) vit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 18, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e gjyqtarit z. {...} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Transferimin e gjyqtares znj. {...} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, për periudhën 2017–2019, relatore znj. Irena Plaku.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në listën e gjyqtarëve udhëheqës të caktuar me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 466, datë 25.07.2023, të ndryshuar me vendimin nr.470, datë 26.07.2023”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.