Procesverbal

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 28.09.2023

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Shqyrtim i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 14, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 24, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mosfillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtaren {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mosfillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtaren {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 503, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidatin z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e vendeve vakante në pozicionin e ndihmësit ligjor, në njësinë e shërbimit ligjor në gjykatat e apelit”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.