Arta Marku

Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë (Vendim nr.204 i KLP-së datë 30.09.2020)

Në detyrë Prokurorë

Gjeneralitete

Emri
Arta Marku
Pozicioni
Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë (Vendim nr.204 i KLP-së datë 30.09.2020)
Emërimi
01.10.2001
Statusi
Në detyrë
Kategoria
Prokurorë
Përditësuar
11.10.2024

Eksperienca profesionale

• 01.01.2020 - aktualisht - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
• 01.01.2023 - 31.12.2023 - Anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) 2023.
•18.12.2017 - 05.12.2019 - Prokurore e Përgjithshme.
•2002-2017- Prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër
•2009 - 04.01.2016- Zëvendësdrejtuese e prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit pranë kësaj prokurorie
•2010-2014- Pedagoge e jashtme në Universitetin “Gjon Buzuku”, Shkodër, në lëndën e historisë së institucioneve viti shkollor 2010-2011, dhe penale e përgjithshme viti shkollor 2011-2012, në vazhdim lektore në lëndën e procedurës penale
•2001-2002 - Prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Arsimi

• 2002 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•1999 - Diplomuar "Juriste", Universiteti i Tiranës Dega: “Drejtësi”

Kualifikime dhe promovime

- Kualifikuar nga KPK e konfirmuar në Detyrë pas procesit të Vettingut
--------------------------------------------------------------------
Shkolla e Magjistraturës
Trajnimet e kryera nga shkolla per temat:
2003- Teknikat e hetimit të veprave penale me të pandehur të mitur. I mituri si dëshmitar, viktimë, i pandehur dhe person në hetim
2006- Provat. Llojet e provave. Mjetet e kërkimit të provave
2008- Marrëdhëniet Juridiksionale me jashtë. Njohja e vendimeve të gjykatave të huaja. Letërporositë nga/për jashtë shtetit. Ekstradimi. Trajnim në të drejtën penale dhe proceduriale penale duke përfshirë KEDNJ, nenet 6 dhe 13 të Konventës së të Drejtave të Njeriut në aspektin penal
01.03.2014- Ndryshimet e Kodit Penal me ligjin 23/2012 dhe 144/2013, Krime kunder autoritetit te shtetit; veprat penale kunder pasurise dhe sferes ekonomike
08.02.2014- Veprat penale kunder personit. Veprat penale qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve
20-21.03.2014- Njohja dhe garantimi i te drejtes se mbrojtjes me avokat ne procesin penal etj.

2001- Shoqata ABA/CEELI. Seminar trajnues në Procedurën Penale
2000- Universiteti i Gjenevës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të drejtës së punës Seminar për kontratën individuale të punës (me certifikatë)
2004- Shkolla e Magjistraturës, UNICEF, Qendra avokatore për gratë Certifikatë për pjesëmarrje në sesionin Trajnimi i Profesionistëve të sistemit të drejtësisë lidhur me çështje të dhunës në familje
2003- Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri CRCA Trajnim për temën Promovimi i të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, me certifikatë
Bruksel 2009- TAIEX Komisioni Europian Seminar për masat anti-korrupsion
04-08.04.2011- Pjesëmarrje në sesionin trajnues me temë “Teknikat e hetimit të krimit financiar”, organizuar nga OPDAT
28-29.10.2010- Pjesëmarrje në sesionin trajnues mbi “Udhëzuesin për hetimin e korrupsionit dhe krimit financiar”, organizuar nga OPDAT
05-6.12.2011- Pjesëmarrje në sesionin trajnues me temë “Ndihma për viktimat dhe dëshmitarët në sistemin e drejtësisë penale”
Boston - Trajnim 3 javor me temë ”Sistemi i drejtesisë në SHBA”
22.11.2011- Trajnim me temë “Rregullat për punën me informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”
28 .01.2013-01.02.2013- Trajnim në Budapest me temë “Falsifikimi i pasaportave dhe letërnjoftimeve dhe parandalimi i falsifikimit”

Vendime

- Vendim nr.31, datë 04.07.2018 i KPK (anëtarët e trupit gjykues: Genta Tafa Bungo-Kryesuese, Suela Zhegu- Relatore, Pamela Qirko-Anëtare) për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj.Arta Marku me funksion Prokurore e Përgjithshme e përkohshme.
- Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 31, datë 4.7.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Arta Marku.

Masa disiplinore

- Nuk ka masa disiplinore.

Dokumente

Dokumentet e shënuara 🔒 shkarkohen pasi të hyni me email — falas, pa fjalëkalim, një herë për disa muaj.

Përmendet në

Akte dhe artikuj në databazë ku përmendet emri “Arta Marku”. Kërkimi bëhet sipas emrit, prandaj mund të përfshijë edhe persona me të njëjtin emër.

Burime të tjera

Deklarimi i pasurisë

Deklaratat e pasurisë të Arta Marku janë të publikuara në platformën Money & Power të Open Spending Albania.

Shiko deklaratat e pasurisë