Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 20.02.2024
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 727.1 KB
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raportit vjetor mbi veprimtarinë e Këshilltarit për Etikën për vitin 2023”, përgatitur nga znj. {...}, Këshilltare për Etikën.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...} për vitin 2022”, relator znj Irena Plaku.
3. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Alban Toro).
4. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Alban Toro).
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e relatorit në procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve të papërfunduar nga z.Ridvan Hado”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale (relatore znj. Emona Muçi). 6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin me short të relatorit për procedimin disiplinor nr. 3/2024, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ndaj magjistratit z. {...}, me funksion gjyqtar pranë gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Vlorë”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor (relator z. Ridvan Hado, në mungesë relatohet nga z. Rusi).
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e gjyqtarit z. {...} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi, në mungesë relatohet nga z. Koça).
8. Shqyrtimi i projektvendimit "Për komandimin e gjyqtares znj. {...} në pozicionin “Pedagoge e Brendshme” në Shkollën e Magjistraturës" (relator z. Klodian Kurushi, në mungesë relatohet nga z. Koça).