Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 15.02.2024
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 663.2 KB
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {...} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raportit vjetor mbi veprimtarinë e Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, viti 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm (relatore znj. Irena Plaku).
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 499, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).2 4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 499, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi). 5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 504, datë 21.11.2022, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502, datë 21.11.2022, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502, datë 21.11.2022, për kandidatin z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandimin në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
9. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {...} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandimin në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën Kushtetuese”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).