Procesverbal

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 07.02.2024, mbledhja I.

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e raportit vjetor mbi veprimtarinë e Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, për vitin 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raportit mbi veprimtarinë e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, për vitin 2023””, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi transferimin e dy automjeteve pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi detajimin e fondit të veçantë për sistemin gjyqësor, për vitin buxhetor 2024”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 15, datë 22.01.2019 “Mbi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për vlerësimin etik dhe profesional në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i ndryshuar me vendimin nr. 602, datë 23.12.2021 dhe me vendimin nr. 88, datë 09.03.2022”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen dhe përbërjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kandidatëve për në provimin e pranimit në programin e formimit fillestar në shkollën e magjistraturës, për kancelar dhe/ose për ndihmës ligjor për vitin akademik 2024-2025”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 31, datë 31.01.2024 “Për numrin e kandidatëve që do të pranohen në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2024- 2025” të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile të shpallura me vendimet nr. 239 – nr. 247 datë 24.05.2023 dhe Gjykatën Administrative të Apelit për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 235 – nr. 238 datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
9. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, të datave: 04.12.2023, 06.12.2023, 07.12.2023, 12.12.2023, 14.12.2023, 26.12.2023 dhe 28.12.2023.