Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 06.12.2023
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 748.0 KB
Përmbledhje
Rendi i ditës7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e udhëzuesit standard të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, (relatore znj. Marçela Shehu).- shtyrë nga mbledhja 02.11.2023.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin me short të relatorit për vijimin e shqyrtimit të procedimit disiplinor, të filluar ndaj magjistratit z. {...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {...}”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor (relatore znj. Marçela Shehu).
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e vendeve vakante në pozicionin e ndihmësit ligjor, në njësinë e shërbimit ligjor në gjykatat e apelit”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi pagesën e trajtimit financiar të magjistratëve, profili gjyqtarë, të diplomuar në vitin akademik 2022 – 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit. (shtyrë nga mbledhja plenare e datës 04.12.2023).
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e kandidates znj. {...}, nga procedurat e komandimit si pedagoge e brendshme pranë Shkollës së Magjistraturës”/ “Për dërgimin e emrit të kandidates e cila ka aplikuar për t’u komanduar në pozicionin “pedagog i brendshëm” në Shkollën e Magjistraturës”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
12. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesave të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Lezhë dhe Dibër për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
13. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.