Procesverbal

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 30.11.2023

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Shqyrtim i projektvendimit “Për dhënie leje të papaguar gjyqtarit {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
2. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, për vitin 2022".
3. Shqyrtim i projektvendimit “Për mosfillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të gjyqtarit {...}, për periudhën e vlerësimit 2013-2016".
4. Shqyrtim i projektvendimit “Për shfuqizimin e vendimeve nr. 304, datë 14.02.2013 dhe nr. 354, datë 19.07.2013 të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë për pezullimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit {...} dhe vijimin e shqyrtimit”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.
5. Shqyrtim i projektvendimit “Për përfundimin pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për z. {...}”.
6. Shqyrtim i projektvendimit “Për kualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor të znj. {...} për pozicionin e ndihmësit ligjor në njësitë e shërbimit ligjor pranë Gjykatave të Apelit”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor të znj. {...} për pozicionin e këshilltarit ligjor në njësinë e shërbimit ligjor pranë Gjykatës së Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.