Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 04.12.2023
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 687.5 KB
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Shqyrtim i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidaten për në formim fillestar, për ndihmës ligjor, znj. {...}”.
2. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016”.
3. Shqyrtim i projektraportit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, për periudhën e vlerësimit 2017-2019”.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi pagesën e trajtimit financiar të magjistratëve, profili gjyqtarë, të diplomuar në vitin akademik 2022 – 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi transferimin e një automjeti (autoveturë), në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin me short të relatorit për procedimin disiplinor nr. 4/2023, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ndaj magjistratit z. {...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë {...} dhe ish-magjistratit z. {...} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {...}”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.