Procesverbal

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 21.11.2023

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Vijimi i shqyrtimit të procedimit disiplinor të filluar ndaj ish-magjistratit z. {...}, me detyrë gjyqtar në ish-Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rindarjen me short të çështjeve gjyqësore”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit”. (Shtyrë nga mbledhja e datës 26.10.2023). 4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 80, datë 30.05.2019, “Për një ndryshim në vendimin nr. 12, datë 18.01.2019 “Për miratimin e strukturës organizative të administratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i ndryshuar”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit. 5. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, për vitin 2019”, relatore znj. Yllka Rupa.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016”. 7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në listën e gjyqtarëve udhëheqës të caktuar me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 466, datë 25.07.2023”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.