Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 25.07.2023
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 888.8 KB
Përmbledhje
Rendi i ditës: 1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidates znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares së komanduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor znj. {...}, për periudhën e vlerësimit 01.01.2019 – 07.02.2020”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit të komanduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor z. {...}, për periudhën e vlerësimit 01.01.2019 – 01.06.2020”. 4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil gjyqësor të kancelares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për shkak të dorëheqjes”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesave të gjykatave administrative të shkallës së parë Tiranë, Durrës, Korçë, Gjirokastër dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit z. {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 249, datë 24.05.2023, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 251, datë 24.05.2023, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 253, datë 24.05.2023, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjykatave dhe gjyqtarëve udhëheqës gjatë praktikës profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës viti akademik 2023–2024”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 21, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve për lëvizje paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për pozicionet e shpallura të lira, përkatësisht me vendimet nr. 248, 250, 251 dhe 253, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
12. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
13. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e rregullave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi). (shtyrë nga mbledhjet plenare të datave 27.06.2023 dhe 19.07.2023.)