Procesverbal

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 19.07.2023

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {...}, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. (shtyrë nga mbledhjet plenare të datave 22.12.2022, 19.01.2023, 13.02.2023, 6.03.2023, 05.04.2023, 08.05.2023, 06.06.2023, 21.06.2023).
2. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor nr. 1/2023, ndaj magjistratit z. {...}, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës (shtyrë nga mbledhja plenare e datës 05.04.2023, 08.05.2023, 06.06.2023, 21.06.2023).
3. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor nr. 2/2023, ndaj magjistratit z. {...}, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës (shtyrë nga mbledhja plenare e datës 05.04.2023, 08.05.2023, 06.06.2023, 21.06.2023).
4. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, për periudhën 2017–2019.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...} për vitin 2022”.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e rregullave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (shtyrë nga mbledhja plenare e datës 27.06.2023).
7. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve plenare të datave: 06.04.2023, 07.04.2023, 14.04.2023, 18.04.2023, 25.04.2023, 26.04.2023, 28.04.2023 (2 mbledhje), 08.05.2023, 11.05.2023, 18.05.2023, 24.05.2023, 25.05.2023, 29.05.2023, 30.05.2023, 05.06.2023, 06.06.203, 07.06.2023 dhe 14.06.2023.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.