Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 24.07.2023
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 643.2 KB
Përmbledhje
Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit. 1.1 “Për një ndryshim në vendimin nr. 157, datë 20.04.2022 “Për miratimin e strukturës organizative të administratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor” i ndryshuar”. 1.2 “Për miratimin e strukturës dhe nivelit të pagave për administratën gjyqësore”.2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e formularëve standard të regjistrit elektronik të organizatave jofitimprurëse”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi shpërndarjen e aktiveve (pajisjeve elektronike dhe aseteve të ndryshme software), në gjykatat e të tre niveleve”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi ndryshimin e destinacionit dhe transferimin e fondeve në programin 03310, shpenzime kapitale, për vitin buxhetor 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.14, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.19, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 248 dhe nr. 251, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 248 datë 24.05.2023, dhe për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 253, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin 250, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e pensionit të parakohshëm dhe mbarimin e statusit të magjistratit për z. {...}, gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
11. Shqyrtimi i projektvendimeve “Për transferimin e gjyqtarit z. {...} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Shtesë në rendin e ditës: “Për përfundimin para afatit të transferimit të përkohshëm me pëlqim për gjyqtarin z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
12. Shqyrtimi i projektvendimeve “Për transferimin e gjyqtares znj. {...} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Shtesë në rendin e ditës: “Për përfundimin para afatit të transferimit të përkohshëm me pëlqim për gjyqtaren znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
13.