Procesverbal

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 13.07.2023

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i datës:
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së mbarimit të kohëzgjatjes së komandimit për z. {...}, gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, aktualisht i komanduar në Ministrinë e Drejtësisë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi rishpërndarjen (transferimin) e mjeteve të transportit (autovetura dhe motoçikletë), në gjykatat administrative”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, për vitin buxhetor 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 128, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6.1 “Për zgjatjen e afatit të caktimit në skemën e delegimit të gjyqtarit z. {...}”.
6.2 “Për ricaktimin e gjyqtarit të skemës së delegimit z. {...}, në Gjykatën Administrative të Apelit”.
7. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mosfillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtaren {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin pa vendim përfundimtar të procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtarin [...}”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 287, datë 06.7.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
12. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës .
13. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit në procedurat e lëvizjeve paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Durrës, të shpallura me vendimet nr. 14, nr. 19 dhe nr. 24, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor për kandidatët që kanë ose mund të kenë 1 (një) vlerësim”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
14. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve për në formimin fillestar për magjistrat, profili gjyqtar, në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2023-2024”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
15. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, për periudhën 2017–2019.
16. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtarit {...}".
17. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.