Regjistri i magjistratëve
Për çdo gjyqtar, prokuror apo anëtar të institucioneve të drejtësisë: karriera, arsimi, vlerësimet, vendimet e rivlerësimit (vetting) dhe dokumentet përkatëse.
1.066 profile
Orgent Nazaj
Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Esmeralda Ndoci (Maillard)
Pezulluar / Dorëhequr
Ish-prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Afërdita Ndoi (Vatnikaj)
Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026, si përfaqësuese nga Prokuroria e Apelit.
Arian Ndoja
Pezulluar / Dorëhequr
Z. Ndoja është shkarkuar nga detyra nga KPK sipas vendimit nr. 528, datë 06.5.2022 dhe ishte në pritje të shqyrtimit dhe vendimit të KPA, pas ankimit nga subjekti i rivlerësimit. Ndërkohë KLP me vendimin nr. 29/2025 ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak dorëheqje për z. Arian Ndoja. KPA më datë 22.04.2025 ka vendosur: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit z.Arian Ndoja dhe ndalimin e emërimit të tij gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
Jak Ndoka
Shkarkuar
Ish-gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
Redona Ndoni
Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Bib Ndreca
Gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas vendimit nr. 283/2024 të KLGJ.
Tom Ndreca
Shkarkuar
Ish-anëtar në Gjykatën e Lartë. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
Dajana Ndreja
Gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Fatmir Ndreu
Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (transferuar përkohësisht).
Arben Nela
Shkarkuar
Ish - prokuror/ zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
Elisabeta Nezaj (Muja)
Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë
Ardian Nezha
Pezulluar / Dorëhequr
Ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
Alba Ngresi
Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Sokol Ngresi
Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me dekretin nr. 13646, datë 02.06.2022 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Kryetar/ Anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024, si përfaqësues nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë.
Arben Nika
Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. (Sipas vendimit nr. 82, datë 24.04.2023 të KLP-së, në zbatim të hartës së re gjyqësore).
Besa Nikëhasani
Shkarkuar
Ish-prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
Aleks Nikolli
Shkarkuar
Ish - gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
Dorinela Nikolli
Ndihmësmagjistrate në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës së Lartë.
Binas Nina
Shkarkuar
Ish-Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Irena Nino
Komisioner Publik pranë Institucionit të Komisionerve Publik IKP.
Sokol Nishani
Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Dashnor Nure
Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Alketa Nushi
Shkarkuar
Ish- prokurore/drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës. Shkarkuar nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit KPA, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit KPK.