Regjistri i magjistratëve

Për çdo gjyqtar, prokuror apo anëtar të institucioneve të drejtësisë: karriera, arsimi, vlerësimet, vendimet e rivlerësimit (vetting) dhe dokumentet përkatëse.

1.066 profile

Marsela Balili Shkarkuar Ish-gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra. Alfred Balla Ish-Kryetar/Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KLP me vendimin nr. 69, datë 27.05.2024 ka vendosur: Deklarimin e mbarimit të mandatit për z. Alfred Balla për shkak të verifikimit të kushteve të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit. Dhurata Balla Pezulluar / Dorëhequr Ish - gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit. Florian Ballhysa Komisoner Publik pranë Institucionit të Komisionerve Publik IKP. Irma Balli Prokurore në Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025, si përfaqësuese nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë. Arjan Balliu Shkarkuar Ish-gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra. Hazbi Balliu Zv. Kryetar/ Gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnje. Rezarta Balliu Shkarkuar Ish-gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra. Erjon Bani Zv. Kryetar me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjyqtar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Dritan Banushi Shkarkuar Ish-Kryetar/ Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër. (Shkarkuar nga KPA me Vendimin Nr. 18/2022 (JR,) datë 08.06.2022, dukë ndryshuar vendimin e KPK, për konfirmim në detyrë). Taulant Banushi Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (I komanduar). Asllan Barjamaj Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. (Sipas vendimit nr. 82, datë 24.04.2023 të KLP-së, në zbatim të hartës së re gjyqësore). Ina Barjamaj Gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnje. Irida Barkaj Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Kujtim Bashaj Shkarkuar Ish-Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Ylli Bashaj KLP me vendimin nr. 32/2024 ka deklaruar mbarimin e statusit të z. Ylli Bashaj, për shkak të mbushjes së moshës për pension pleqërie. Z. Bashaj ka ushtruar detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri më datë 14.03.2024. Arqile Basho Shkarkuar Ish-Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Esmeranda Basho Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë. Tartar Bazaj Ish-Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Anila Bebeci Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Shpresa Beçaj Shkarkuar Ish- gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra. Eugen Beçi Shkarkuar Ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Shkarkuar nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit KPA, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit KPK. Sandër Beci Anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Durim Bedini Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.