Procesverbal

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 31.01.2024

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për numrin e kandidatëve që do të pranohen në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2024-2025”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raport vjetor i veprimtarisë së Komisionit të Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale për vitin 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale (relatore znj. Emona Muçi).
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raporti vjetor mbi veprimtarinë e Komisionit Disiplinor gjatë vitit 2023””, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor (relator z. Ridvan Hado).
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016, gjatë ushtrimit të detyrës së inspektores pranë Inspektoratit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, relatore znj. Emona Muçi.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e znj. {...} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtim i projektvendimit “Për përfundimin para afatit të kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. {...}, si ndihmësmagjistrate pranë Gjykatës së Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin nr. 129, datë 01.04.2021, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Këshillin e Lartë Gjyqësor, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit”, me bashkëpropozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës dhe Komisionit të Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
9. Shqyrtimi i projektvendimeve “Për caktimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {...} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë” / “Për mbylljen e procedimit disiplinor nr. 01/2024, të filluar ndaj magjistrates znj. {...} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.
10. Shqyrtimi i projektvendimeve “Për caktimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {...} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës” / “Për mbylljen e procedimit disiplinor nr. 02/2024, të filluar ndaj magjistrates znj. {...} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.
11. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.