Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 24.01.2024
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 689.0 KB
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi miratimin e rregullores “Për zhvillimin e procedurave disiplinore për nëpunësit e tjerë civilë gjyqësorë””, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për krijimin e “e-mail server” për postën elektronike zyrtare të sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 426, datë 14.10.2022 “Për miratimin e listave tip me afatet e ruajtjes së dokumenteve gjyqësore që arkivohen në gjykata””, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013 - 2016”, relatore znj. Irena Plaku.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {...}, për periudhën 2020-2022”, relatore znj. Yllka Rupa.
6. Shqyrtim i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit”, i përgatitur nga Komisioni Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale, relatore znj. Emona Muçi.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për zëvendësimin e nëpunëses përgjegjëse për vlerësim znj. Gilda Hoxha në procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale, relatore znj. Emona Muçi.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në listën e gjyqtarëve udhëheqës të caktuar me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 466, datë 25.07.2023”, i përgatitur nga Komisioni Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale, relatore znj. Emona Muçi.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin me short të relatorit për procedimin disiplinor nr. 1/2024, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ndaj magjistrates znj. {...} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor (relator z. Ridvan Hado).
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin me short të relatorit për procedimin disiplinor nr. 2/2024, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ndaj magjistrates znj. {...} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor (relator z. Ridvan Hado).