Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 18.01.2024
Dokumente
-
pdf
Dokumenti kryesorDokumenti kryesor · 1.0 MB
Përmbledhje
Rendi i ditës:1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016”, relator z. Ridvan Hado.
2. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtim i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 13, datë 18.01.2019 të KLGJ-së “Mbi ngritjen dhe përbërjen e komisioneve të përhershme”, i ndryshuar”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtim i projektvendimit “Për caktimin e relatorit në procedurat e verifikimit të kancelarit në detyrë dhe kandidatëve për në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës për ndihmës ligjorë, të papërfunduara për shkak të mbarimit të mandatit të anëtareve të Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. {...} dhe znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtim i projektvendimit “Për përbërjen e komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, për vitin 2024”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 302, datë 05.06.2023 “Për ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kushteve dhe dokumentacionit që duhet të plotësojë magjistrati (gjyqtar) për të përfituar kredi për banim, si dhe miratimin e listës së magjistratëve (gjyqtarë) përfitues nga skema e subvencionimit të interesave të kredisë”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, relatore znj. Fatmira Luli.
7. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, relator z. Klodian Kurushi.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit si gjyqtar të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar, që pritet të diplomohen në vitin akademik 2023-2024”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, relator z. Klodian Kurushi.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e relatorit në procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të papërfunduara për shkak të mbarimit të mandatit të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale, relatore znj. Emona Muçi.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin me short të relatorit të procedimit disiplinor nr. 1/2021, të filluar ndaj magjistrates znj. {...}, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor, relator z. Ilir Rusi.
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. {...} në pozicionin e “nëpunësit përgjegjës për vlerësimin” Njësinë e Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, relator z. Klodian Kurushi.
12. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e programit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve për vitin 2024”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale, relatore znj. Irena Plaku.
13. Shqyrtim i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lire të shpallur me vendimin nr. 11, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, relator z. Klodian Kurushi.
14. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, të datave: 05.10.2023, 11.10.2023, 12.10.2023, 18.10.2023, 19.10.2023, 24.10.2023, 26.10.2023, 02.11.2023, 03.11.2023, 08.11.2023, 14.11.2023, 15.11.2023, 21.11.2023, 30.11.2023. 15. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarit për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).