Procesverbal

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 06.07..2023

Dokumente

Përmbledhje

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 502 dhe nr. 503, datë 22.11.2022, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. : Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e kandidates znj. {...}, nga procedurat e komandimit si pedagoge e brendshme pranë Shkollës së Magjistraturës” / “Për dërgimin e emrit të kandidates e cila ka aplikuar për t’u komanduar në pozicionin “pedagog i brendshëm” në Shkollën e Magjistraturës”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit {...}, për periudhën 2017-2019.
4. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtarit {...}”.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.23, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 22, datë 18.01.2023, dhe përfundimin e procedurës për pozicionin e shpallur me vendimin nr. 23, datë 18.01.2023, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”/ “Për skualifikimin e kandidatit {...} në procedurën e lëvizjes paralele për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 22, datë 18.01.2023, dhe përfundimin e procedurës për pozicionin e shpallur me vendimin nr. 23, datë 18.01.2023, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi rishpërndarjen (transferimin) e mjeteve të transportit (autovetura dhe motoçikleta), në disa gjykata”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi miratimin për nxjerrjen nga përdorimi të disa aktiveve, në disa gjykata”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi miratimin për nxjerrjen nga përdorimi dhe transferimin pa pagesë të serverit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përditësimin e trupës së gjyqtarëve udhëheqës për periudhën 2021 – 2024”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.