Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 06.03.2019
Seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Aqilea Koca, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, zgjati rreth 1 orë, duke respektuar kriteret për një gjykim të drejtë.
Pati kontestime, pyetje nga kryesuesja e trupit gjykues, përfaqësuesi i
ONM-së, kundërshtime nga subjekti i rivlerësimit.
Të gjitha pyetjet drejtuar subjektit të rivlerësimit kishin në pikëpyetje kriterin e pasurisë. Gjatë shqyrtimit të seancës dëgjimore u trajtuan tre kriteret e gjykimit të procesit të rivlerësimit (Vlerësimi i pasurisë, Kontrolli i figurës dhe aftësive profesionale).
Problematik u paraqit vetëm kriteri i pasurisë, pasi dy kriteret e tjera arritën në vlerësim të subjektit të rivlerësimit. z. Koca pohoi se ishte njohur dhe kishte marrë në dorëzim materialet e dosjes dhe i ishte kaluar barra e provës.
Relatorja e çështjes pohoi se ndaj subjektit të rivlerësimit nuk kishte pasur asnjë ankesë. Trupi gjykues në asnjë moment nuk shkeli rregullat e etikës, profesionalizmit dhe nuk u vërejtën probleme të kësaj natyre.
Subjekti i rivlerësimit kishte zgjedhur të mos kishte mbrojtës ligjor.
Nuk u konstatua asnjë shkelje, paragjykim apo presione të ndryshme gjatë seancës.
Përmasat e sallës në pallatin e Koncerteve (ish pallati i Kongreseve) garantonte respektimin e plotë të standardeve të një seance publike.