img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 04 Mars 2019

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 04.03.2019

Në vetëm pak minuta nga nisja e seancës, relatori theksoi se nga raportet e institucioneve ndihmëse por edhe hetimi i thelluar administrativ i KPK-së, rezulton se subjekti i justifikon pasuritë dhe se është në përshtatshmëri për vijimin e detyrës. Ndërkohë kriteri profesional mori pjesën kyesore të seancës dëgjimore.
Relatori vuri në pikëpyetje statusin e subjektit, duke iu referuar edhe një raporti të vëzhguesit të ONM-së. Por subjekti Xhaferllari që në nisje theksoi se vlerësimi i saj ka zgjatur shumë, pasi ka pritur të jetë ndër të parët për shkak të kandidaturës së saj për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ajo u shpreh, se nuk do të mbrohej me procedurë, por deklaroi se për shkak të interesit publik do të vinte në dukje, ato që i konsideroi si probleme proceduriale. Teksa kundërshtoi gjetjet e KPK-së, tha se këto pikëpyetje mund të çojnë në konflikt kompetencash të institucioneve të reja të drejtësisë.
Sa i përket raportit të monitoruesit, subjekti e cilësoi si mendim, pa përmbajtje konkluduese.
Më tej theksoi se vëzhguesi i huaj, nuk është në pozitë të mirë për të interpretuar ligjin shqiptar, duke renditur si arsye mosnjohjen e gjuhës dhe kontekstin historik. Madje për ta mbështetur argumentin e saj, solli në vëmendje parimin e Subsidiaritetit dhe qëndrimin e GJEDNJ-së në raste të ngjashme.
Seanca dëgjimore, u zhvillua në respektim të parimit për një procesi të rregullt ligjor.
Megjithatë, ngrihen pikëpyetje mbi fazën përgatitore, që edhe nga vetë subjekti u evidentua si proces i vonuar, pasi Xhaferllari ishte në listën prioritare.
Në lidhje me parimin e publicitetit të gjykimit, rezulton se: data, vendi, dhe ora e zhvillimit të seancës dëgjimore u njoftuan paraprakisht, në faqen zyrtare të KPK-së.
Seanca ishte e hapur për të interesuarit, që mund ta ndiqnin atë pas shënimit të gjeneraliteteve në hyrje të sallës.
Mediave po ashtu, u ishte krijuar hapësira e nevojshme, për ndjekjen e seancës sipas rregullores së miratuar.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu