img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 12 Shkurt 2019

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 12.02.2019

Aksesi i pjesëmarrjes, nga publiku, shoqëria civile, institucionet e tjera të interesuara dhe mediat lokale është respektuar.
Etika e sjelljes së trupit gjykues është e rregullt dhe të folurit të kuptueshëm.
Deklarohen nga relatori i çështjes dhe konfirmohen nga subjekti respektimi i te drejtave proceduriale si: është njoftuar për procedurën e fillimit të rivlerësimit dhe përbërjen e trupës gjykuese, për të cilët nuk ka pasur deklarim për konflikt interesi. është njohur me dokumentet e dosjes dhe të drejtat e saj në përputhje me K.Pr. A. i janë dhënë disa ditë kohë (12 ditë, si edhe 7 ditë zgjatje afati) për tu njohur me dosjen, dhe për të disponuar kopje të saj, si dhe iu bën të ditura rezultatet e hetimit administrativ. Iu rezervua e drejta përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dhe trupit gjykues të drejtojnë pyetje, dhe iu dha mundësia e fjalës në seancë dëgjimore subjektit të rivlerësimit.
Kohëzgjatja e seancës dëgjimore është e arsyeshme (1 orë e gjysëm), për shkak të volumit të madh të provave të administruara në kriterin e Pasurisë.
Sa më sipër, seanca dëgjimore e subjektit të rivlerësimit plotëson kriteret që referon ligji nr. 84/2016, Kodi i Procedurës Administrative (Nenet 45-47) dhe Aneksi shtojcë i Kushtetutës, referuar të drejtave proceduriale dhe respektimit të elementeve përbërës të procesit të rregullt ligjor, mbrojtjes efektive, aksesit në gjykim, kohëzgjatjes së arsyeshme të seancës.
Megjithatë, gjatë zhvillimit të hetimit administrativ, janë konstatuar disa parregullsi në procesin e administrimit të provave: Konkretisht, pretenduar nga subjekti dhe pranuar nga Komisioni, është refuzuar kërkesa e subjektit të rivlerësimit për administrimin në cilësinë e provës të marrjes së një dëshmie.
Si edhe, referuar pretendimeve të subjektit: Komisioni ka pasaktësi në përllogaritjen e analizës financiare duke mos marrë parasysh një pjesë të burimit të të ardhurave sipas burimeve të sipërpërmendura.
Gjithashtu provat nuk i janë nënshtruar kontradiktoritetit kur është konstatuar pasaktësi, konkretisht refuzimi i kërkesës për marrjen e dëshmisë në cilësinë e provës është bërë vetëm një ditë para zhvillimit të seancës dëgjimore, kohë në të cilën mbrojtja ishte dorëzuar nga subjekti i rivlerësimit.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu