img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 06 Shkurt 2019

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 06.02.2019

Seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Eriol Roshi, Kryetar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë zgjati 30 min., duke respektuar kriteret për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.
Pati pyetje nga përfaqësuesi i ONM-së, kundërshtime nga subjekti i rivlerësimit. Relatorja e çështjes zj.Sanxhaktari pohoi qe janë respektuar procedurat për një proces të drejtë si:- subjekti i rivlerësimit ishte njoftuar mbi procedurën e rivlerësimit,- i ishte lënë 7 ditë kohë për tu njohur më dosjen, -ishte njohur me përbërjen e trupit gjykues,- i ishte kaluar barra e provës duke sjellë shpjegime e prova.
-Subjekti nuk ka pasur konflikt interesi me asnjë nga anëtaret e trupit gjykues. Pranë KPK ishin regjistruar 3 denoncime lidhur me z. Roshi.
Njëri prej këtyre denoncimeve ishte bërë mediatik, në emisionin “BOOM”.
Relatorja e çështjes nuk citoi natyrën e denoncimeve. Vetë Z. Roshi lidhur me denoncimet pohoi se përveç denoncimit të bërë nga shtetasi A.B , të tjerat janë në shqyrtim në Gjykatën e Apelit por pa cilësuar natyrën apo detaje rreth tyre.
Nuk u konstatua asnjë shkelje, paragjykim apo presione të ndryshme gjatë seancës. .
Përmasat e sallës në pallatin e Koncerteve (ish pallati i Kongreseve) garantuan respektimin e plotë të standardeve të një seance publike dhe akomodimin e të gjithë të pranishmëve.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu