img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 28 Janar 2019

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 28.01.2019

Seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Artan Laze, Gjyqtar në Gjykatën e rrethit Gjyqësor, Tiranë zgjati rreth 2 orë, duke u paraqitur e rregullt, në respektim të një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm.
Pati kontestime, pretendime verbale dhe me shkrim nga subjekti i rivlerësimit dhe mbrojtësi i tij ligjor. Ndër pretendimet e paraqitura mund të përmendim: Vendimi i KPK-së duhet të rrëzohet pasi:
shkelur të drejtat personale dhe ligjore të subjektit të rivlerësimit në përputhje me nenin 6 të KEDNJ.
cënuar frymën dhe përmbajtjen e KPrA dhe KPrC.
3. Janë shkelur normat ligjore të ligjit 84/2016.
4. Janë interpretuar në mënyrë të gabuar të gjitha provat e sjella nga subjekti i rivlerësimit. Nuk është bërë analizë e provave dhe nuk është konsideruar asnjë provë.
5. Shkelja e parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit. Ndër pretendimet e z. Laze ishin që KPA duhet të marrë opinion nga Gjykata Europiane të të Drejtave të Njeriut, për të verifikuar nëse është bërë shkelje e nenit 6 të KEDNJ dhe nëse janë shkelur standardet e procesit të rregullt ligjor.
gjykues në asnjë moment nuk shkeli rregullat e etikës, profesionalizmit dhe nuk u vërejtën probleme të kësaj natyre.
i rivlerësimit kishte zgjedhur të paraqitej me mbrojtës ligjor z. Sokol Hazizaj. Përmasat e sallës ku u zhvillua seanca dëgjimore, ishin të mjaftueshme per të akomoduar të gjithë të pranishmit që nuk ishin të shumtë në numër.
Trupi gjykues u tërhoq duke caktuar datën 31.01.2019 ora 12:00 për shpalljen e vendimit.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu