img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 08 Janar 2019

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 08.01.2019

Seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Arben Zefi, kryetar në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Shkodër zgjati rreth 2 ore, duke u paraqitur e rregullt, në respektim të një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm.
Pati kontestime, pyetje nga anëtarët e trupës gjykuese, kundërshtime nga subjekti i rivlerësimit dhe mbrojtësi ligjor.
Anëtarja e trupës zj. Ciftja i drejtoi disa pyetje subjektit të rivlerësimit lidhur me faktin sesi e justifikonte përdorimin e kartës së tij të debitit nga vëllai i tij në Itali dhe si mundet që marrëdhëniet de facto i quan më të pranueshme sesa ato de jure. Pyetje të cilat ndeshën qëndrimin e subjektit.
Gjatë shqyrtimit të seancës dëgjimore u trajtuan dy kriteret e gjykimit të procesit të rivlerësimit.
Subjekti i rivlerësimit pohoi se ishte njohur dhe kishte marrë në dorëzim materialet e dosjes. I ishte kaluar barra e provës dhe trupi gjykues pohoi që ishin marrë në shqyrtim provat e sjella.
Kryesuesja e trupit gjykues ndërhyri gjatë fjalës së subjektit të rivlerësimit lidhur me komponentin e figurës, e cila cilësoi se KPK bën hetim të thelluar dhe të pavarur nga institucionet ndihmesë të saj dhe se raportet e ILDKPKI-së dhe DSIK-së nuk cënojnë hetimin e thelluar të KPK-së.
Relatori i çështjes në fjalën e tij nuk përmendi ankesa dhe numrin e tyre të ardhur në emër të subjektit z. Arben Zefi.
Trupi gjykues në asnjë moment nuk shkeli rregullat e etikës, profesionalizmit dhe nuk u vërejtën probleme të kësaj natyre.
Subjekti i rivlerësimit kishte zgjedhur të paraqitej me mbrojtës ligjor z. Ardian Visha.
Nuk u konstatua asnjë shkelje, paragjykim apo presione të ndryshme gjatë seancës. Përmasat e sallës në pallatin e Koncerteve (ish pallati i Kongreseve) garantojnë respektimin e plotë të standardeve të një seance publike.
Trupi gjykues u tërhoq duke caktuar datën 10.01.2019 ora 12:00 për shpalljen e vendimit.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu