Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 21.11.2018
Aksesi I pjesëmarrjes, nga publiku, shoqëria civile, institucionet e tjera të interesuara dhe mediat lokale është respektuar.
Në ndryshim nga seancat e mëparshme, kryesuesja e trupës gjykuese, për herë të parë referoj bazën ligjore të rregullores "për marrëdhëniet me median",
dhe specifikoj që gazetarët lejohen të jenë të prishëm, por mjetet e regjistrimit të largohen nga salla. Një përmirësim në terminologjinë e diktuar në seancat e mëparshme, ku urdhërohen të lënë sallën edhe gazetarët duke cënuar aksesin në seancë dëgjimore e cila zhvillohet me
dyer të hapura.
Etika e sjelljes së trupit gjykues është e rregullt dhe të folurit të kuptueshëm. Deklarohen nga relatori i çështjes dhe konfirmohen nga subjekti respektimi i te drejtave proceduriale si: është njoftuar për procedurën e fillimit të rivlerësimit dhe përbërjen e trupës
gjykuese, për të cilët nuk ka pasur deklarim për konflikt interesi. është njohur me dokumentet e dosjes dhe të drejtat e saj në përputhje me K.Pr. A. I janë dhënë 17 ditë kohë për tu njohur me dosjen, dhe për të disponuar kopje të saj, si dhe iu bën të ditura rezultatet e hetimit
administrativ më 2 nëntor.
Më 19 nëntor subjekti paraqiti qëndrimin e saj me shkrim. I rezervohet e drejta përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dhe trupit gjykues të drejtojnë pyetje, dhe iu dha mundësia e fjalës në seancë dëgjimore subjektit të rivlerësimit.
Kohëzgjatja e seancës dëgjimore është e arsyeshme ( 30 minuta).
Trupi gjykues tërhiqet për shpalljen e dispozitivit të vendimit, duke shtyrë dhënien e vendimit me 5 ditë (më dt. 26 Nëntor). Sa më sipër, seanca dëgjimore e subjektit të rivlerësimit Znj. Fjona Papajorgji, plotëson
kriteret që referon ligji nr. 84/2016, Kodi i Procedurës Administrative (Nenet 45-47) dhe Aneksi shtojcë i Kushtetutës, referuar te drejtave proceduriale dhe respektimit të elementeve përbërës të procesit të rregullt ligjor, mbrojtjes efektive, aksesit në gjykim, kohëzgjatjes së
arsyeshme të seancës.