img
    Nga: exit.al datë: 2020/10/18

Vetingu, një shkarkim e dy konfirmime në një javë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë 3 vendime gjatë jave ndër të cilët 2 konfirmime dhe 1 shkarkim.

Të hënën (me 12 tetor) u shkarkua nga detyra gjyqtarja e Apelit të Korçës Etleva Temo.Gjatë hetimit administrativ, KPK gjeti probleme me deklarimin e pasurisë dhe profesionalizmin e gjyqtares.

Të mërkurën (më 14 tetor) u konfirmua në detyrë Prokurorja Pranvera Pustina. Pustina është shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela.Vetingu për të u bë në të treja kriteret: të pasurisë, profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës. Në asnjërën prej kritereve, KPK nuk gjeti probleme.

Të premten (me 16 tetor) Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Flora Hajredinaj. Hajredinaj është një prej tre gjyqtareve të trupës së gjykoi çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri. Hajredinaj u konfirmua në detyrë megjithëse gjatë hetimit administrativ, KPK gjeti probleme me justifikimin e pasurisë në të paktën dy raste.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu