Rasti i parë, KPA kthen në detyrë gjyqtarin Fuat Vjerdha të shkarkuar nga KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë ish kryetarin e Gjykatës së Apelit Civil Shkodër, Fuat Vjerdha, duke hedhur poshtë vendimin e shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pro këtij vendimi votuan të gjithë anëtarët e trupit gjykues. Gjyqtari Vjerdha u shkarkua në qershor të 2019, pasi KPK gjeti probleme me deklarimin e pasurisë dhe dyshime për përfitim të parave për shkak të detyrës. Gjyqtari Vjerdha është një nga dy gjyqtarët që votuan pjesërisht kundër vendimit për uljen në 25 vjet të burgimit të përjetshëm të Dritan Dajtit. Ky vendim është i pari i këtij lloji në 3 vite të nisjes së procesit të vetingut. Deri më tani Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra ose ka lënë në fuqi vendimet e shkarkimet për magjistrantët. Vetëm 5 magjistrantë janë lënë në detyrë për shkak se Komisioneri Publik u tërhoq nga ankimi për ta.
Lexo më shumë