img
    Nga: exit.al datë: 2020/10/21

Kalon vetingun prokurori i Apelit Tiranë Qosja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Apelit të Tiranës, Arben Qosja.

Vendimi u mor të mërkurën nga trupa e përbërë nga Genta Tafa, Lulzim Hamitaj dhe Suela Zhegu.

Gjatë hetimit administrativ, KPK kishte paqartësi për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2005. Por prokurori Qosja ofroi dukemnete shtesë dhe shpjegime, duke qartësuar situatën.

Për dy kriteret e tjera, atë të figurës dhe profesionalizmit, Qosja nuk hasi probleme.

Arben Qosja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si oficer i Policisë Gjyqësore. Në vitin 2004, Qosja u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa prej vitit 2016 punën në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu