Zgjedhja e kandidatëve të BKH, Ambasada Amerikane: Proces i vështirë, por i domosdoshëm!
Ambasada Amerikane ka përshëndetur përzgjedhjen e kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke e konsideruar si një proces të vështirë, por të domosdoshëm.
“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë”, shkruan Ambasada Amerikane në rrjetet sociale.