Publikohen kandidatët për Kushtetuesen, Ambasadorja e SHBA: KED të veprojë shpejt!
Shqipëria ka hedhur hapa konkret në drejtim të plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese, ngritja e të cilës është përcaktuese për konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.
Publikimi nga Kuvendi dhe Presidenca i listave të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuse është përshëndetur edhe nga Ambsadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në twitter inkurajon Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të vlerësojë sa më shpejt kandidaturat për ti dhënë vendit Gjykatën Kushtetuese deri në fund të këtij viti.
“Presidenca dhe Parlamenti kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Flamuri i Shqipërisë duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit”, shkruan Ambasadorja e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në postimin e saj.