img
    Nga: exit.al datë: 2020/12/28

Kim përshëndet emërimin e Sonila Bejtjas, nxit plotësimin e Kushtetueses me 9 anëtarë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka falenderuar presidentin Meta për emërimin e anëtares së 7-të të Gjykatës Kushtetuese.
Kim vlerëson punën e Presidentit, Parlamentit dhe KED në bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese në përgjigje të “opinionit të Venecias, kushtit të BE dhe kërkesës së popullit shqiptar”
“Faleminderit Presidentit Ilir Meta për dekretimin e kësaj mbrëmje të gjyqtarit të 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë – në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Venecias, kushtit të BE dhe kërkesës së popullit shqiptar – Presidenca, Parlamenti dhe KED, kanë bërë Gjykatën Kushtetuese funksionale para datës 31 dhjetor”

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu