Lista emërore - Gjyqtarë dhe Prokurorë të Shkarkuar në Procesin e Vettingut 08.02.2018 - 01.11.2023.
Nga procesi i Vettingut janë shkarkuar plotësisht nga detyra 152 subjekte ose 21.7% e subjekteve që i janë nënshtruar Vettingut.
Sipas grupit gjinor janë shkarkuar plotësisht nga detyra 115 meshkuj dhe 37 femra.
Në subjektet e shkarkuar nga detyra rezultojnë:
- 92 gjyqtarë
- 58 prokurorë
- 2 ndihmës ligjorë
Shprehur në përqindje 61% e subjekteve të shkarkuar plotësisht janë gjyqtarë, 38% prokurorë dhe 1% ndihmës ligjorë.