img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/06/23

SPAK nis verifikimin për gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu

Prokuroria e Posaçme Antikorripsion ka nisur verifikimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë të shkarkuar në të dyja shkallët e vettingut. Jo zyrtarisht mësohet se SPAK do të verifikojnë nëse mbi gjyqtarët e shkarkuar ka elementë të veprës penale si pastrim parash, korrupsion e fshehje pasurie për shkak të funksionit që kanë pasur. Bëhet fjalë për 12 dosje të tërhequra nga prokurori i SPAK, Edvin Kondili ndërsa lëvizja erdhi pas kallëzimit penal që avokati Fran Dashi depozitoi në Prokurorinë e Posaçme.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu