img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/06/18

Gjyqtari i Apelit të Tiranës Ridvan Hado para vettingut

Po sot një tjetër gjyqtar i Apelit të Tiranës doli para vettingut. Ridvan Hado u paraqit para komisionereve vetëm, pa avokatë mbrojtës për t’u përballur me rezultatet e hetimeve të kryera ndaj tij. Sipas Inspektoriatit të pasurive Hado nuk ka kryer deklarim të rreme të pasurive dhe rezulton pronar ose në bashkëpronësi për disa pasuri që janë të justifikuara.
Hado, sipas hetimit administrativ të pasurisë financiare rezulton të ketë likuiditet kesh më shumë se vlera e lejuar dhe nuk dihet sesi do të ndikojë kjo gjë në vlerësimin përfundimtar të tij.
Përballë Ridvan Hados, përveç trupës gjykuese ishte edhe Theo Jakobs, prokurori belg që shpesh ka vënë në vështiresi me pyetjet e tij prokurorët dhe gjyqtarët.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu