img
    Nga: exit.al datë: 2020/08/04

Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit Tiranë, Genti Shala

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë, të martën, 4 gusht, gjyqtarin e Apelit Tiranë, Genti Shala. Vendimi i u morr nga Komsioni i Pavarur i Kualifikimi i përbërë nga gjyqatrët Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.
KPK vendosi që të dërgojë për inspektim tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) një çështje të vitit 2017, gjykuar nga Shala në Gjykatën e Apelit Tiranë në vitin 2017. Gjatë hetimit administrativ, KPK gjeti se gjyqtari kishte disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë ndër vite, por pas shpjegimeve nga gjyqtari, KPK vendosi të konfirmonte në detyrë gjyqtarin.
Genti Shala ka nisur punën si gjyqtar në vitin 1999, në Gjyktën e Shkodrës. Në periudhën 2006-2008, ai ka qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Më pas në vitin 2010, Shala u emërua në Gjykatën e Apelit Tiranë, post të cilin vazhdon ta mbajë dhe sot.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu