KPA konfirmon shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci. Sipas njoftimit të KPA, trupi gjykues i Kolegjit i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore dhe Ardian Hajdari, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz anëtarë, gjykoi në dhomë këshillimi ankimin e Gjacit dhe vendosi në mënyrë unanime ta rrëzojë atë, duke larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë ish-kryetarin e Gjykatës së Përmetit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 21 mars 2019 të shkarkojë nga detyra Pashk Gjacin, pasi u konstatuan probleme në të tri kriteret e rivlerësimit. Komisioni konstatoi se Gjaci, i cili ka pasur më parë një karrierë si avokat, nuk arriti të dokumentonte burimin e ligjshëm të pasurive të tij.
Lexo më shumë